CWP Europe dhe General Electric marrëveshje për projekt hibrid të energjisë së ripërtëritshme në Shqipëri
May 28, 2024

Shoqëria GE Vernova Onshore Wind dhe CWP EUROPE kanë lidhur një marrëveshje historike për të zhvilluar një projekt hibrid të një shkalle të gjerë për shfrytëzimin e energjisë së erës dhe diellit në Shqipëri.
Me një investim që parashikohet te jete mbi 1 miliard Euro deri në përfundimin e të gjitha fazave të tij, ky projekt do të krijojë mbi 1500 vende pune gjatë etapës ndërtimore dhe pritet të jetë në gjendje të prodhojë energji të mjaftueshme për të mbuluar deri në 75% të gjithë konsumit vjetor të familjeve Shqiptare.
Një pjesë e konsiderueshme e investimit parashikohet të shkojë për zhvillimin e infrastrukturës kritike vendore, duke ofruar mundësi të konsiderueshme punësimi dhe përmirësime afatgjata në rajon. Për më tepër, projekti ka potencial ta ndihmojë Shqipërinë të bëhet eksportues neto i energjisë elektrike, duke rritur ndjeshëm sigurinë energjetike të vendit si dhe atë rajonale.
Stephen Swift, Drejtor i Pergjithshëm Komercial i GE Vernova Onshore Wind, tha: “E vlerësojmë lart partneritetin tonë të gjatë me CWP, me të cilët kemi zhvilluar disa projekte me vlerë të madhe në mbarë botën. Jemi te entuziazmuar të punojmë me ta në Shqipëri, në mënyrë që të mbështesim kërkesat e vendit dhe ato europiane për energji të pastër”.
Përpara fillimit të aktiviteteve të ndërtimit, projekti do të siguroje të gjitha miratimet e lejet e nevojshme të zhvillimit dhe, paralelisht, do të kryejë një vlerësim rigoroz të ndikimit mjedisor dhe social duke iu përmbajtur standardeve më të larta ndërkombëtare.
Partneriteti ndërmjet GE dhe CWP është një arritje e jashtëzakonshme, e cila do te sigurojë përdorimin e zgjidhjeve më të fundit e me inovative inxhinierike për këtë projekt historik.
/tvklan.al