Search

Çmimet e naftës vazhdojnë të luhaten por a e dini cilat produkte nxirren nga një fuçi nafte?

March 17, 2026


A e dini se çfarë është një fuçi nafte? Është një njësi matëse dhe një fuçi përmban 159 litra “ari të zi”.

Por, sa produkte mund të nxirren nga një fuçi e tillë? Përqindjet ndryshojnë, po mesatarisht nga 159 litra naftë nxirren gjithsej 170 litra produkte të ndryshme.

Nafta e papërpunuar ka shumë molekula të mëdha, dhe kur ato thyhen në molekula më të vogla, volumi rritet.

Produktet përfundimtare zënë më shumë hapësirë se nafta e papërpunuar që hyn në procesin e rafinimit.

Nga këto 170 litra produktesh, 73 litra shkojnë për benzinë, dizeli përbën rreth 40 litra, kerozina 15,5 litra, ndërsa pjesa tjetër është gaz nafte i lëngshëm, asfalt, vajra petrokimikë, koks, butan, etj

Shumica e produkteve përdoren në industri të ndryshme, kështu që derivatet e naftës mund t’i gjejmë në goma, kozmetikë, lodra, sapun ose lente.

/Telegrafi