Çka po premtohen për sistemin energjetik në Kosovë gjatë kësaj fushate?
January 20, 2025

Sistemi elektroenergjetik është një nga shtyllat kyçe të zhvillimit të secilit shtet. Andaj, natyrishtë partit politike duhet të ndërthurin plane adekuate për të arritur zhvillimin që pothuajse të gjithë thon se synojn. Mirëpo cilat janë disa nga planet që janë prezantuar sa i përketë infrastrukturës energjetike në Kosovë gjatë kësaj fushate elektorale?
Së fundmi kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj përmes një postimi në “Facebook” ka folur ashpër për gjendjen aktuale të tregut energjetik. Sipas tij Kosova do të jetë në dritë kur mafia energjetike është në burg. Haradinaj shprehet se Kosova sot fle në thëngjill e nuk ka energji. Ai dha fjalën se Kosovën do e shndërrojë në superfuqi energjetike me kapacitet prej 1500 MW.
“Kosova në dritë – mafia energjetike në burg. Kosova sot flen në thëngjill e ska energji. Është vendi me ajrin më të ndotur, ku tregtinë e mallit më të kërkuar – energjisë, e bëjnë tuxharët e mafisë energjetike. E kemi dhënë fjalën që Kosovën ta shndërrojmë në superfuqi energjetike me kapacitet prej 1500 MW, dhe do ta mbajmë”, ka shkruar i pari i AAK-së.
Me këtë ai ka njoftuar planet për ndërtimin e një termocentralit të ri. Përkundër kundërshtimit të organizatave të shumta ambientaliste dhe opinionit ndërkombtar.

Kurse kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Obiliqit. Hamza e ka quajtur këtë qytet si zemër energjetike të Kosovës, ku ditë e natë punohet për t’i dhënë dritë dhe ngrohje krejt vendit tonë.
“Në Obiliq, në zemrën energjetike të Kosovës, aty ku ditë e natë punohet për t’i dhënë dritë dhe ngrohje krejt vendit tonë. Ky qytet që i jep shumë Kosovës, meriton ma mirë!”, ka shkruar Hamza.
Sa i përket partisë në pushtet LVV, kryeministri Albin Kurti ka thekësuar të arriturat e qeverisë me hapjen e dy ankandeve të energjisë dhe projektin e baterive. Sipas tij, në qeverisjen e ardhme Vetëvendosje do t’I arrijë caqet e caktuara në Strategjinë Kombtre të Energjisë dhe të dekarbonizoj sistemin energjetik në Kosovë.