Search

Çka duhet të dini për ankandet e BRE-ve

15 Maj, 2023


Me lancimin e ankandit të energjisë solare, po krijohet një epokë e re për investimet në projektet e mëdha të BRE-ve në Kosovë. Çka duhet të dini ju për këto mekanizma stimulues?

Këtë muaj Kosova ka lancuar ankandin e parë të energjisë solare në vend. Ky ankand përfshinë relalizimin e parkut solar 100MW në Kramovik të Komunës së Rahovecit.

Mëposhtë mund të gjeni përgjigje ndaj pyetjeve më të shpeshta lidhur me ankandet e BRE-ve, me fokus specifik në rastin e ankandit 100MW në Kramovik në Kosovë.

Si funksionojnë ankandet e BRE-ve?

Ankandet e BRE-ve janë mekanizma që ndihmojnë shtetet të blejnë energji të pastër me çmime konkurruese. Në një ankand, një qeveri vendos rregullat dhe procesin për blerjen dhe shitjen e energjisë.

Me ankande, një shtet stimulon investimet private, krijojn vende pune, ulë koston e energjisë dhe përmbush angazhimin ndërkombëtare për arritjen e caqeve kapacitetet kombtare të BRE-ve.

Ankandi i energjisë solare në Kramovik paraqet procesin konkurrues për dhënien e çmimit të garantuar të blerjes për energjinë e prodhuar nga një central solar fotovoltaik prej 100 MW, i cili do të ndërtohet në pronë publike të Republikës së Kosovës. Ky ankand do të i sigurojë përfituesit tokën dhe marrëveshjen për blerjen e energjisë me çmim të garantuar.

Kush e përcakton lokacionin e ankandit?

Si mekanizma të përdoruar nga shtetet lokacioni i ankandeve përcaktohet nga qeveria e vendit. Rrjedhimisht ministria përkatëse për sektorin e energjisë përcakton lokaconet më të përshtatshme për të relizuar ankandin. Mirëpo në procesin e dizajnimit të një ankandi të energjisë përveq ministrisë marrin pjesë dhe përfaqësues së pushteti lokal/komunat, rregullatorët e energjisë dhe operatorëve e sistemit të distribucionit/transmisionit.

Për të përzgjedhur lokacionin e ankandit solar ministria e ekonomisë në Kosovë ka bashkëpunuar me ekpertë ndërkombtar nga Tetra Tech.

Cilat janë benefitet e ankandit 100MW në Kramovik?

Ankandin i parë i energjisë solare në Kosovë ofron:
• Terrenin e favorshëm për ndërtim dhe instalim
• Qasje të lehtë për automjete dhe pajisje
• Rrezatim të lartë solar, me orientim jugor dhe jugperëndimor
• Qiradhënie 30 vjeçare
• Marrëveshje të garantuar 15 vjeçare për blerjen e energjisë
• Kyçje të afërt në rrjet.

Çfarë lloj marrëveshje nxjerret nga ky ankand?

Përmesë këtij ankandi sigurohet lokacioni i parkut në pronë shtetërore, përmesë një kontrate për qira dhënjet të vlefshme për 30 vite. Si dhe marrëveshje për blerje të energjisë me çmim të garantuar për 15 vite.

Marrëveshja për blerjen e energjisë do të trensformohet në Kontrat për Diferencë me krijimin e tregut të lirë dhe likuid të energjisë elektrike.

Kohëzgjatja e kontratës së fituesit të ankandit?

Marrëveshja për blerjen e energjisë së prodhuar nga parku solar ka kohëzgjatje 15 vite.

Cilat janë kërkesat për të aplikuar në ankand?

Ofertuesit do të përmbushin kërkesat për pranueshmëri dhe kërkesat minimale për kualifikim të cilat u përkasin kërkesave teknike, profesionale, ekonomike dhe financiare të cilat mund të merren si Dokumentacioni i ofertimit mund të merret pas kërkesës me shkrim drejtuar personit kontaktues në Ministrinë e Ekonomisë, duke filluar nga 16 maj 2023.
Personi Kontaktues nga Ministria e Ekonomisë: Z. Selami Berisha, Zyrtar për prokurim, Ministria e Ekonomisë
Email-i: [email protected]
Telefoni: +3833820021532

Si përcaktohet fituesi i ankandit të Kramovikut?

Kontrata do t’i jepet Ofertuesit që ka ofruar çmimin më të ulët të garantuar të blerjes për MWh të energjisë së liferuar, i shprehur në €/MWh, duke përjashtuar TVSH-në.

Si mund të aplikoni për ofetim në ankand?

Njoftimin për Kontratë për ankandin e Kramovikut mund ta gjeni në Link-un. Afati i dorëzimit të ofertave është 15 gusht 2023, në ora 14.00 (CET), kurse ofertat do të hapen më 18 gusht 2023, në ora 14.00 (CET).

Dokumentacioni i nevojshëm për ofertim duhet të dorëzohet në Ministria e Ekonomisë, Republika e Kosovës Adresa: Sheshi “Zahir Pajaziti”, Nr. 36, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.