Search

Cilat janë trendet globale të investimeve në sektorin e energjisë?

July 24, 2025


Kjo dekadë e fundit ka qenë një dekadë e trazuar dhe e mbushur me ndryshime në sektorin global të energjisë, duke përjetuar zhvillime si rritja e shpejtë e teknologjive të reja, vala tronditëse e pandemisë Covid dhe trazirat e krizës energjetike të vitit 2022.

Një publikimi i ri për Investimet Glabale në Energji nga IEA, shqyrton se si kanë ndryshuar trendet e investimeve gjatë këtyre 10 viteve të fundit në të cilat shpenzimet globale për energjisë që janë rritur më shumë se 20% që nga viti 2015 duke arritur në 3.3 trilionë dollarë.

Një nga trendet më të qarta që shfaqet është rritja e fortë e shpenzimeve për tranzicionet e energjisë, veçanërisht në pesë vitet e fundit. Këtu kanë ndikuar paketat e rimëkëmbjes pas pandemisë dhe një sërë konsideratash ekonomike, teknologjike, industriale dhe të sigurisë energjetike – të cilat nuk kanë qenë të frymëzuara vetëm nga politikat klimatike.

Një dekadë më parë, investimet në lëndët djegëse fosile ishin 30% më të larta se ato në prodhimin e energjisë elektrike, rrjetet dhe bateritë. Këtë vit, investimet në energji elektrike pritet të jenë rreth 50% mbi shumën totale të shpenzuar për të sjellë naftën, gazin natyror dhe qymyrin në treg.

Globalisht, shpenzimet në burimet e ripërtëritshme dhe bateritë janë më shumë se dyfishuar gjatë 10 viteve të fundit. Faktori kryesor është investimi në panelet diellore , i cili pritet të jetë më shumë se tre herë më i lartë në vitin 2025 sesa në vitin 2015.

Në të njëjtën kohë, investimet në rrjetet elektroenergjetike po rriten gjithashtu. Mirëpo jo aq sa duhet.

Sipas IEA investimet në rrjete janë rritur në më shumë se 400 miliardë dollarë në vit. Megjithatë, rritja ka qenë e ngadaltë krahasuar me investimet në prodhimin e energjisë elektrike dhe nuk është duke mbajtur ritmin me kërkesën për energji elektrike.

Bateritë janë një faktor në këtë pikë, duke ndihmuar në balancimin në mes konsumit dhe prodhimt të energjisë elektrike. Por në përgjithësi zhvillimi i sistemeve të baterive po pengohet nga procedurat e gjata të lejeve, nga problemet në zinxhirët e furnizimit për transformatorët dhe kabllot, dhe veçanërisht në ekonomitë në zhvillim mungesa e fondeve.

Në këtë raporti është analizuar gjithashtu se sa investojnë ekonomi të ndryshme. Në vitin 2015 Kina dhe Shtetet e Bashkuara rivalizonin njëra tjetrën me sasi të përafërta në investime. Sot, Kina është padyshim investitori më i madh në botë në energji, duke shpenzuar dy herë më shumë për energji sesa Bashkimi Evropian – dhe pothuajse aq sa BE dhe Shtetet e Bashkuara së bashku.

Raportin e plotë mund ta gjeni duke e ndjkur Link-un.