Search

Cilat janë komunat në të cilat më së paku keqpërdoret energjia elektrike?

March 14, 2025


KEDS vazhdimisht njofton për lokacione të ndryshme ku dukuria e vjedhjes së energjisë elektrike është e shpesh. Mirëpo cilat komuna kanë sasinë më të vogël të humbjeve të energjisë si pasoj e keqpërdorimit?

Komunat e Shtimes, Lipjanit dhe Suharekës kanë më së paku humbje në Kosovë me vetëm 6%.

“Të dashur qytetarë të Lipjanit, Shtimes dhe Suharekës, Ju jeni një shembull i ndritur i përgjegjësisë dhe ndershmërisë! Me përkushtimin dhe vetëdijen tuaj, keni dëshmuar se ndryshimi është i mundur.  Humbjet e rrymës 6% në komunat tuaja, më të ulëta në Kosovë, tregojnë se kur bashkëpunojmë dhe veprojmë me ndërgjegje, krijojmë një të ardhme më të ndritur për të gjithë. Ju falënderojmë nga zemra për shembullin tuaj dhe ju inkurajojmë të vazhdoni kështu!” thuhet në njoftimin e KEDS.

Dukuria e keqpërodimit të energjisë është akt jo i ligjshëm i cili përveq që ka ndikim financiar në operatorin e rrjetit dhe në furnizuesin shkakton dhe dëme në rrjetin dhe konsumatorët e tjerë.