Search

Cilat janë kompanit që kanë aplikuar në Ankandin Erës?

February 20, 2025


Është përmbyllur zyrtarisht periudha për dorëzimin e aplikacioneve për fazën e parë kualifikuese të ankandit 50-100MW të erës në Kosovë. Me këtë rast janë publikuar dhe emrat e kompanive që kanë aplikuar për pjesëmarrje në ankand.

Duke ndjkur procedurat zyrtare me mbylljen e afatit për dorëzim të aplikimeve në ora 12:00 më 20 Shkurt 2025, ministria e ekonomisë ka realizuar ceremonin e hapjes së aplikimeve të pranuara.

Kompanitë që kanë aplikuar janë Akuo Energy, Guris Insaat dhe konzorciumi Notus Energy dhe Elektro Stublla. Të gjitha këto kompani kanë profile internalcionale si dhe kanë alikuar dhe në akandin e energjisë solare.

Përveç këtyre tre kompanive dhe një aplikacion tjetër është dorëzuar në ora 12:30, jashtë orarit përfundimtar. Emri i kompanisë nuk është publikuar mirëpo rasti do të shqyrtohet më thellësisht nga komisioni special i këtij ankandi.

Gjatë hapjes publike të aplikacioneve të dorëzuar nga ofertuesit potencial, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është zotuar se do të ndjek përsëri standardet me të larta të transparencës dhe konkurrencës për këtë sektor.

Rizvanolli, theksoi se ankandi i parë i erës, së bashku me atë solar do të plotësojnë siç tha ajo “miksin e energjisë elektrike të vendit”.

“Sot po shpalosim aplikimet e pranuara bazuar në kërkesën për kualifikim për ndërtimin e implantit të erës prej 50 deri në 100 megavat në Kosovë. Përvoja e ankandit të parë solar prej 100 megavat jo vetëm që ngjallin interesim mirëpo edhe sigurohen çmimet e favorshme për konsumatorët tanë. Zotohemi që përsëri do të ndjekim standardet më të larta te transparencës dhe konkurrencës”, tha Rizvanolli.

Ministrja shtoi se faza e dytë e aplikimit, kërkesa për propozime fillon gjatë muajit mars, ku kompanitë do të kenë mundësi të aplikojnë me propozime financiare për impiantin tonë të eres.

“Ankandi i parë i erës bashkë me atë solar i cili është përfunduar do të plotësoj miksin tonë energjetik. Në këtë proces janë tri kompani ndërkombëtare dhe një vendore”, tha Rizvanolli.