Search

Cilat janë HEC-et më të mëdha në Shqipëri sipas kapacitetit?

13 Janar, 2022


2.85 milion banorët e Shqipërisë janë pothuajse tërësisht të varur nga hidroenergjia për furnizim me energji elektrike.

Varësia ndaj hidroenergjisë i ndihmon jasht mase Shqipërisë për të dekarbonizuar sektorin e energjisë elektrike, por e bën të varur nga ndryshimet klimatike.

Përkundër fuqisë së lartë të instaluar të prodhimit nga burimet hidrike, Shqipërisë i duhet të importojë energji elektrike çdo vit, për të siguruar furnizimin për konsumatorë.

Më poshtë kemi listuar hidrocentralet më të mëdha në Shqipëri sipas kapacitetit:

HECFuqia e instaluar
Koman600 megavat
Fierzë500 megavat
Vau i Dejës250 megavat
Fangu74.6 megavat
Banje73 megavat
Ashta48.2 megavat
Gjorice4.18 megavat
Peshqesh27.94 megavat
Ulëz25.2 megavat
Shkopet24 megavat
Bistrica 122.5 megavat
Prella14.97 megavat
Sllabinje13.8 megavat
Llapaj13.62 megavat
Bele 211 megavat
Lengarice8.94 megavat
Rapuni 3,48.857 megavat
Rapuni 1,28.1 megavat
Lura 16.54 megavat
Dardhe5.8 megavat
Lura 35.66 megavat
Malla5.455 megavat
Bistrica 25 megavat
Bele 15 megavat
Orgjost i Ri4.8 megavat
Lura 24.02 megavat

Ndryshe, sikurse në të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor, edhe në Shqipëri humbjet e energjisë elektrike në rrjetin e distribuimit janë të mëdha, apo rreth 22 për qind në vitin 2020.

Kësisoji, ky vend ka potencial të madh për të zvogëluar humbjet përmes investimit në masa të efiçiencës së energjisë.

Izolimi i shtëpive dhe përdorimi i pompave elektrike të ngrohjes si alternativë ndaj ngrohësve të vjetër elektrik mund të ndihmojnë në zvogëlimin e kërkesës për energji elektrike.