Certifikohen dhe 46 Auditor të Energjisë nga Qendra për Energji dhe Qëndrushmëri
July 22, 2025

Janë certifikuar 46 auditorë të rinj të energjisë, duke rritur numrin total në mbi 300 profesionist.
Lajmin e ka bërë të ditur ninistrja në detyrë e ekonomisë, Artane Rizvanolli e cila së bashku me rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Arben Hajrullahu, kanë bërë sot shpërndarjen e certifikatave për auditorët të trajnuar në Qendrën për Energji dhe Qëndrueshmëri, QEQ.
Auditorët e energjisë, perforojnë matje, analizojnë performancën energjetike të ndërtesave dhe udhëzojnë drejtë zgjidhjeve për të përmisuar efiçiencën e energjisë.
Me këtë rast, ministrja Rizvanolli tha se kjo arritje është një dëshmi e përpjekjeve serioze që po bëhen për të fuqizuar burimet tona njerëzore në fushën e efiçiencës së energjisë, teksa shtoi se këta auditorë do t’i bashkohen rrjetit më të madh prej 318 auditorësh të certifikuar në gjithë Kosovën.
“Së bashku me Universitetin e Prishtinës, përkatësisht me Qendrën për Energji dhe Qëndrueshmëri (QEQ), e autorizuar nga Ministria e Ekonomisë para disa viteve dhe tashmë është shndërruar në një adresë të besueshme për trajnime profesionale në këtë fushën e auditimit energjetik. E paraparë me mision të qartë në rregulloren e saj, Qendra ka luajtur një rol kyç në ndërtimin e kapaciteteve vendore dhe në përgatitjen e ekspertëve që i nevojiten tregut dhe jo vetëm tregut por edhe shtetit, meqenëse politikat tona në efiçiencë të energjisë janë shumë të rëndësishme dhe një pjesë e rëndësishme e Strategjisë sonë të Energjisë 2022-2031”, ka thënë ministrja.
Rektori Hajrullahu e vlerësoi punën e bërë nga QEQ për trajnimin e auditorëve të rinj, teksa shtoi se Kosova ka potencial për zhvillimin e burimeve të ripërtërishme.
Ndërsa, Bedri Dragusha, Koordinator i Trajnimit për Auditorë të Energjisë tha se trajnime të tilla do të tilla do të organizohen edhe në të ardhmen.