Search

Burimet e ripërtëritshme tejkalojnë burimet fosile në miksin elektrik të BE-së për vitin 2020

January 25, 2021


Në vitin 2020, burimet e ripërtërishme kanë tejkaluar burimet fosile duke u bërë kështu burimet kryesore të energjisë elektrike për herë të parë, nënvizon një raport i publikuar të hënën nga institutet kërkimore Ember dhe Agora Energieëende.

Burimet e energjisë së ripërtërishme si era dhe energjia solare gjeneruan 38 për qind të 27 vendeve anëtare të bllokut energjetik gjatë vitit 2020, ndërsa burimet fosile si qymyri dhe gazi kontribuan me 37 për qind, kanë thënë Ember dhe Agora Energieëende.

Vendet me pjesmarrjen më të vogël të burimeve të energjisë së ripëtërishme, nër 5 për qin, janë Sllovakia dhe Republika Çeke, nënvizuan të dhënat.

Danimarka ka arritur nivelin më të lartë të energjisë me erë dhe solare, që kontribuan me 61 për qind të nevojave për energji elektrike në vitin 2020. Irlanda arriti të ketë 35 për qind të burimeve nga burimet e ripërtëritshme, pasuar nga Gjermania me 33 për qind.

Prodhuesit e karburanteve fosile më të prekurit nga kriza pandemike

Sipas raportit, kufizimet e mobilitetit për shkak të krizës pandemike, qëndrimi në shtëpi dhe pasivizimi i bizneseve për të kufizuar përhapjen e pandemisë, kanë ndikuar në rënien e kërkesës së përgjithshme për energji elektrike në BE për 4 për qind, ndërsa kriza më së shumti ndikoi tek prodhuesit e karburanteve fosile.

Prodhimi i energjisë me qymyr ra 20 përqind në 2020 dhe është përgjysmuar që nga 2015, tha raporti.

‘Gjenerimi i thëngjillit ka rënë pothuajse në çdo shtet, duke vazhduar kështu largimin e përdorimit të thëngjillit, që ishte duke rënë dukshëm edhe para krizës pandemike’, thekson raporti.

Ndryshe, shumë vende në Evropë janë duke larguar temocentralet me thëngjill për të arritur objektivat e reduktimit të emetimeve.