Search

Bullgaria propozon ndërtimin e dy korridoreve të reja të energjisë elektrike

December 12, 2023


Operatori i Sistemit të Energjisë Elektrike propozon ndërtimin e dy korridoreve të reja energjetike evropiane për të shfrytëzuar sa më efikase energjinë e gjelbër.

Projekti u mirëprit nga Organizata e Operatorëve Evropianë të Transmetimit të Energjisë Elektrike dhe është përfshirë për shqyrtim në planin e tyre 10-vjeçar të ndërtimit, tha për BNR drejtori ekzekutiv i Operatorit të energjisë elektrike Angelin Caçev.

Korridori i parë energjetik është nga Greqia përmes Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë, Republikës Çeke, Sllovakisë, Polonisë dhe Gjermanisë për të lidhur Evropën Juglindore me të Veriperëndimore dhe do të transportojë energji të rinovueshme nga dielli, në drejtimin verior dhe energji të rinovueshme nga era drejt Evropës Juglindore.

Projekti i dytë që po studiohet është nga Turqia përmes Bullgarisë, Greqisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe nga Mali i Zi në Itali.