Bullgaria kundërshton uljen me 40 për qind të ndotjes nga termocentralet
March 29, 2023

Bullgaria nuk heq dorë nga rinegocimi i Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë me Komisionin Evropian, deklaroi ministri i energjetikës Rosen Hristov pas takimit të ministrave të energjisë në Bruksel.
Megjithatë, ai pranoi se procesi është i vështirë dhe një takim i ri do të vijë pas 3 javësh, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova.
Hristov shpjegoi se vendi ynë aktualisht po kundërshton objektivin e vendosur nga qeveria e mëparshme e Bullgarisë për të reduktuar emetimet nga termocentralet me 40 për qind, që prek 14-15 objekte.
“Analizat treguan se për ne është e parealizueshme. Nëse e bëjmë duhet të mbyllim kapacitetet. Nëse i mbyllim do të kemi pasiguri në furnizimin me energji elektrike”, tha ai.