Search

Bullgaria do të vazhdojë të djegë thëngjillin deri më 2050

August 17, 2020


Për shkak të rëndësisë strategjike dhe të sigurisë së furnizimit me energji elektrike, Bullgaria planifikon të përdorë thëngjillin për prodhimin e energjisë elektrike deri në vitin 2050, konfirmon Ministrja e Energjisë e Bullgarisë Temenuzhka Petkova.

Sipas Petkova, Bullgaria përdorë rezervat locale të thëngjillit, që janë më se të mjaftueshme për prodhimin e energjisë për 60 vitet e ardhshme, sipas kërkesave dhe standardeve të përcaktuara mjedisore.

Ajo konfirmoi se termocentralet e thëngjillit prodhojnë 46% të energjisë elektrike në Bullgari, derisa në stinën e dimrit kjo vlerë rritet në 60%.

Vendimi i ri i Bullgarisë për përdorimin e thëngjillit deri më 2050 është edhe pjesë e planit kombëtar të vendit për energji dhe klimë për periudhën 2021 – 2030.

Sipas raportit të Climate Action Network (CAN) në Evropë të publikuar në fillim të Qershorit, Bullgaria është një ndër shtatë vendet anëtare të BE-së që planifikon të djegë thëngjillin edhe pas vitit 2030.

Në Janar të këtij viti, deputet e Bullgarisë kanë miratuar vendimin që detyron qeverinë të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar mbylljen e termocentraleve të qymyrit në Bullgari.