Bullgaria do të shtojë 2.65 gigavat kapacitete të energjisë së ripërtrishme deri më 2030
September 16, 2020

Në draftin e Strategjisë për Zhvillim të Qëndrueshëm Energjetik deri në vitin 2050, Bullgaria nuk ka paraparë mbylljen e termocentraleve me qymyr. Qeveria e Bullgarisë ka njoftuar se do të rrisë përpjekjet për promovimin e energjisë së gjelbër, inovacionit, efiçiencës së energjisë, burimeve nukleare dhe të gazit me qëllim të krijimit të sigurisë energjetike.
Në kuadër të përpjekjeve për dekarbonizim të sektorit të energjisë, Bullgaria ka shpërfaqur planet për instalimin e kapaciteteve prej 2.65 gigavatësh për prodhimin e rrymës nga burime të ripërtritshme, kryesisht përmes paneleve solare.
Ministria e Energjisë në Bullgaria ka publikuar draft-planet dhjetë-vjecare kombëtare kombëtare të energjisë, të cilat tani janë në fazë të diskutimit publik. Në planet, Bullgaria ka theksuar nevojën për teknologji të efiçiencës së lartë si dhe një numër masash tjera për të zvogëluar kërkesën për energji elektrike.
Draft dokumenti i strategjisë së zhvillimit të qëndrueshëm energjetik në Bullgari deri në vitin 2030 por me projeksione deri në vitin 2050, përfshinë edhe mirëmbajtjen e termocentraleve me qymyr, si dhe planet për rritjen e kapaciteteve të energjisë së ripërtrishme për 2.65 gigavatë në dekadën në vijim si dhe mundësinë e zhvillimit të projekteve të gazit.
Dokumenti tregon edhe për ndërtimin e një termocentrali nuclear prej 2 gigavatësh, që do të fillojë së operuari në vitin 2030. Planet rreth zhvillimit të kapaciteteve të ripërtëritshme të energjisë dominohet nga projektet solare, me 1.17 gigiavat. Centrale të reja të prodhimit të rrymës nga era në dhjetë vitet e ardhshme pritet të arrijnë kapacitete prej 249 megavatësh, deri sa ato të biomasës me 222 megavat.
Bullgaria do të vazhdojë të djegë thëngjillin deri më 2050
Kohë më parë, Bullgaria ka refuzuar të largojë termocentralet me qymyr derisa pa modernizimin e tyre, vendi mund të ketë humbje të mëdha financiare. Sa i përket prioriteteve, në dokument Bullgaria ka nënvizuar nevojën për siguri energjetike, zhvillimin e tregut të integruar dhe konkurrues dhe mbrojtjen e konsumatorëve, rritjen e efiçiencës së energjisë, dekarbonozimin dhe teknologjitë inovative.
Në dokument, Bullgaria as nuk ka përmendur planet për kapjen dhe ruajtjen e karbonit, të cilat plane edhe mund të ndikojnë në zvogëlimin e shpenzimeve të përdorimit të qymyrit, sidoqoftë, sipas dokumentit Bullgaria mund të shndërrojë termocentralet me qymyr në termocentrale me biomasë apo edhe gaz natyror.
Dokumenti parasheh përdorimin e thëngjillit për prodhimin e rrymës deri më së paku në 2050.
Pjesëmarrja e energjisë së ripërtritshme do të arrijë në 27.09%
Sipas strategjisë, deri në vitin 2030 pjesëmarrja e energjisë së ripërtritshme në konsumin e energjisë elektrike në Bullgari do të arrijë në 27.09%. Brenda këtij qëllimi, prodhimi i energjisë së ripërtëritshme do të rritet në 30.33% nga 22.1%, sa po tregonin matjet në vitin 2018.
Kapacitetet me qymyr ende domunuese në Bullgari
Bullgaria ka katër termocentrale të prodhimit të energjisë nga qymyri dhe 95.9% e lëndës djegëse është e bazuar në linjit. Termocentrali më i madh është Maritsa 2, me 1.61 gigavat. Termocentralet në Bullgari kanë kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 3.85 gigavatësh dhe marrin pjesë me 39% në bruto konsumin vjetor të energjisë, karahasuar me 37% të termocentralit nuklear në Kozloduy.
Sistemi kombëtar i energjisë elektrike në Bullgari bazohet në 30 hidrocentrale me kapacitet të përgjithshëm prej 2.71 gigavatësh. 14 hidrocentralet më të mëdha në Bullgari kanë kapacitet të përgjithshëm prej 2.48 gigavatësh.
Integrimi rajonal i tregut
Bullgaria ka shpërfaqur qëëllimet për të themeluar tregun unik të brendshëm të energjisë elektrike si dhe integrimin e palëve kontraktuese të Komunitetit të Energjisë, sikurse Maqedoninë Veriore dhe Serbinë.
Një nga qëllimet e Bullgarisë është të unifikojë planifikimet e një dite më para të tregut së bashku me Serbinë dhe Kroacinë dhe ndaras me Maqedoninë e Veriut deri më 2022.