Search

Bullgari: Shtrenjtimi i energjisë elektrike do të jetë rreth 10%

May 21, 2024


Nuk do të ketë rritje të ndjeshme të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë në Bullgari, tha ministri në detyrë i energjetikës, Vlladimir Malinov.

“Mendoj se rritja mund të jetë minimale brenda proceseve inflacioniste. Ka mekanizma për të arritur një çmim më të ulët”, tha ai për bTV, por bëri thirrje për durim dhe për të pritur vendimin zyrtar të rregullatorit të energjetiks.

Ai shpjegoi se buxheti i shtetit është gati të mbulojë deficitin e akumuluar në fondin “Siguria” të sistemit të energjisë elektrike.

”Për shkak të këtij deficiti u arsyetua rritja e kërkuar e çmimit të energjisë elektrike. Më 20 maj pritet që Holdingu Energjetik Bullgar dhe Centrali Bërthamor “Kozlloduj” të paraqesin një kërkesë të re me një përqindje dukshëm më të ulët për rritjen e çmimit”, tha Malinov.

Sipas Malinov, rritja e çmimit ndoshta do të jetë rreth 10%.