Search

Budapesti do të instalojë sistem gjeotermik të ngrohjes qendrore me kapacitet prej 20 megavatësh

07 Prill, 2021


Ndërmarrja hungareze e ngrohjes qendrore Fotav dhe grupi nga Islanda – Arctic Green Energy, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e njësive të sistemit gjeotermik të ngrohjes qendrore në Budapest me kapacitet nga 10 deri në 20 megavat.

Projekti i parë i madh gjeotermik do të instalohet dhe integrohet në sistemin e furnizimit me ngrohje në Budapest, kryeqytetin e Hungarisë. Marrëveshja e re do të shtojë 10 deri në 20 megavat kapacitete këtij sistemi.

Projekti do të ndihmojë Hungarinë të zvogëlojë pjesëmarrjen e gazit natyror në ngrohje për 70 – 50 përqind deri në vitin 2030.

Bashkimi Evropian ka vendosur që 32 përqind e energjisë së prodhuar të jetë nga burimet e ripërtëritshme dhe ka propozuar që emetimet e gazrave serë deri në vitin 2030 të ulen për 55 përqind, krahasuar me nivelet e regjistruara në vitin 1990.

Projekti i ri gjeotermik në Budapest do të parandalojë emetimin e 21,000 tonëve të dioksidit të karbonit në vit.

Në periudhë afatgjate Fotav ka thënë se synon instalimin e 150 – 200 megavat kapaciteteve të përgjithshme gjeotermike të ngrohjes qendrore në Budapest.