Search

Britania shpall raundin më të madh të ankandit në skemën mbështetëse të energjisë së ripërtëritshme

13 Shtator, 2021


Qeveria Britaneze këtë të hënë ka shpallur raundin më të madh të ankandit për skemën e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, me shpresën që të ndërtoj mjaftueshëm kapacitete të gjenerimit nga era në detë të hapur – që të furnizoj 8 milion njësi banimi.

Lajmin e ka bërë të ditur Reuters, ku është raportuar se sipas skemës së saj – Kontrata për Diferencë (CfD – projekteve kualifikuese u garantohet një çmim minimal me të cilin ata mund të shesin energji elektrike. Kontratat CfD u ofrohen kompanive të prodhimit të energjisë në ankand.

Skema, që është lansuar në 2014, është metoda primare e qeverisë për të inkurajuar investimet për gjenerim të energjisë me pjesëmarrje të ulët të karbonit në Britani.

Raundi më i ri, i katërti, synon që të dyfishoj kapacitetet e energjisë elektrike të riëprtëritshme krahasuar me raundin e tretë, kur Britania ka alokuar 5.8 gigavat, dhe për të siguruar më shumë kapacitete të reja se sa tre raundet paraprake sëbashku, ka theksuar qeveria, përcjell Reuters.

Raundi më i ri do të siguroj 200 milion sterlina për të mbështetur projekte në det të hapur dhe për t’i siguruar Britanisë mundësitë adekuate për të arritur objektivin e 40GW të kapaciteteve të instaluara deri në 2030, nga 10.4GW që janë prezent tani, ka shtuar tutje qeveria.

Tutje, ajo do të ofroj edhe 55 milion sterlian për të mbështetur teknologjitë e reja të BRE, me 24 milion sterlina të dedikuara për projekte lundruese të gjenerimit nga era, për dallim nga turbinat e erës në det të hapur që janë zakonisht struktura të fiksuara.

Për më tepër, ankandi do të përfshijë edhe ofrimin e 10 milion sterlinave për të shtuar 5GW të teknologjive më

Përveç kësaj, ankandi do të përfshijë ofrimin e 10 milion paund për të shtuar 5 GW të teknologjive më të mirë-themeluara të ripërtëritshme, të tilla si projektet e erës dhe solare në tokë.

Nivelet e fundit të mbështetjes dhe kapacitet mund të jenë më të larta dhe do të shpallen para se të hapet raundi këtë dhjetor, ka bërë të ditur qeveria.