BRE-të mbulojnë 89% të kërkesës për rrymë në tremujorin e parë në Portugali
April 02, 2024

Operatori kombëtar i rrjetit në Portugali, REN, ka thënë se impiantet e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në Portugali kanë mbuluar 89% të konsumit të energjisë elektrike në këtë vend në pjesën e parë të vitit 2024.
Sipas PEN, burimet hidrike mbuluan rreth 47% të konsumit, për të vazhduar me burimet e erës me 31%, ato solare fotovoltaike me 6% dhe të biomasës me 5%.
PEN ka theksuar se rryma e prodhuar nga burimet e ripërtëritshme të energjisë ka mbuluar nevojat mujore të këtij vendi me mbi 80% për tre muaj radhazi.
Në muajin shkurt, këto burime kishin mbuluar rreth 88% të kërkesës dhe në janar rreth 81%.