Search

Bosnja dhe Hercegovina e lehtëson vendosjen e burimeve të ripërtëritshme deri në 1 megavat

December 27, 2023


Ligji i ri i energjisë elektrike në Federateën e Bosnjës dhe Hercegovinës ka sjellur disa përmireësime për ndërmarrjet, investitorët dhe qytetarët.

Korniza e re ligjore ka lehtësuar procedurën për ndërtimin e impianteve të vogla të energjisë së ripërtëritshme dhe kjo pritet të ndikojë në rritjen e konsumatorëve që prodhojnë rrymën për vet-konsum, raporton Balkan Green Energy News.

Sipas ligjit të ri, lejet energjetike dhe operaciopnale për njësitë që kanë kapacitet të instaluar më të vogël se 1 megavat janë larguar. Ligji gjithashtu ka lehtësuar procedurën për kycje të impianteve të energjisë së ripërtëritshme për vet-konsum me kapacitet të instaluar deri në 23 kilovat.

Investitorëve nuk ju nevojitet më pëlqimi që dokumentet e projektit janë në përputhje, pasi kjo kërkesë u konsiderua shumë e panevojshme dhe po kërkonte kohë, tha ministria, transmeton Kosovo.Energy.

Korniza e re ligjore gjithashtu përcakton se investitorët do të kenë vetëm një zyre të cilës duhet t’i drejtohen, apo një person të autorizuar që do të menaxhojë instalimin dhe komisionimin pa patur nevojë përfshierjen e autoriteteve tjera në procedurë, thuhet në njoftim.

Kjo ka krijuar zgjidhje për ndryshimin e rregulloreve të ndërtimit. Kësisoji, ligji i ri lejon që pajisjet solare dhe të erës me kapacitet të vogël të trajtohen si pajisje dhe të mos ketë nevojë që të njejtat të marrin leje planifikimi, ndërtimi dhe operimi, thuhet në njoftim.

Ministria ka thënë se qëllimi i ligjit të ri është të stimulojë vendosjen e njësive të reja gjeneruese të energjisë së ripërtërtishme dhe se sjellë shumë përfitime sidomos për projektet me kapacitet të vogël që kryesisht vendosen nga qytetarët (prosumatorët).

Ligji i ri është bërë në bashkëpunim me institucionet lokale dhe ndërkombëtare dhe ekspertët, me përkrahje teknike nga USAID.