Search

Bordi i ZRRE paralajmëron seancën e pesëmbëdhjetë, do të shqyrtojë 22 kërkesa për vetkonsum

28 Dhjetor, 2022


Numri i personave fizik dhe të ndërmarrjeve që kanë bërë kërkesë për autorizim për vendosjen e pajisjeve të energjisë së ripërtëritshme për vet-konsum po rritet çdo ditë.

Në seancën e pesëmbëdhjetë të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, të fundit do të shqyrtojnë 22 kërkesa të konsumatorëve për autorizim për vet-konsum, nga të cilat 10 vijnë nga ndërmarrjet dhe 12 nga persona fizik.

Përvec këtyre kërkesave, në këtë mbledhje Bordi gjithashtu do të shqyrtojë edhe tarifat për konsumatorët e ndërmarrjes së ngrohtores në Gjakovë për sezonën ngrohëse 2022/2023, si dhe do të hyrat maksimale të lejuara për këtë ndërmarrje.

Në seancën që pritet të mbahet më 29 dhjetor në orën 9:00, Bordi do të shqyrtojë kërkesën për autorizim për ndërtim të projektit solar/fotovoltaik dhe pranim në kornizën e rregulluar të shoqërisë Pro Energy LLC.