Bordi i ZRRE merr vendime rreth BRE-ve dhe liberalizimit të tregut pas vendimit të Gjykatës Supreme
December 26, 2025

Javën e kaluar Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e njëmbëdhjetë për vitin 2025.
Në këtë seancë, ështëshqyrtuar dhe aprovuar Rregullën për Mekanizimin Mbështetës të Energjisë së Ripërtëritshme.
Një tjetër pike kyçe e bordit ishte analizimi i Aktgjykimit të Gjykatës Supreme P.A.nr.18/2025. I cili konstaton se neni 8 i Udhëzuesit për Liberalizimit të Tregut të Energjisë Elektrike i vitit 2017 dhe neni 2 i ndryshimeve dhe plotësimeve të këtij Udhëzuesi të viteve 2018-2019, shfuqizohen sipas Aktgjykimit të Gjykatës dhe nuk janë pjesë e rendit juridik.
Ky vendim i Bordit të ZRRE-së merret me qëllim të qartësimit institucional dhe transparencës juridike. Ky vendim është deklarativ dhe konstatues dhe nuk krijon, ndryshon apo shfuqizon të drejta ose detyrime të reja për konsumatorët në treg.
Procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike vazhdon, krahas vlefshmërisë së kontratave ekzistuese të konsumatorëve në treg të hapur, të cilat vazhdojnë të mbeten në fuqi
Sa i përket prodhimit të energjisë elektrike BRE-të, është shqyrtuar dhe aprovuar aplikacioni i shoqërisë Eco Park Group sh.p.k për aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga panelet solare-fotovoltaike dhe aplikacioni për lëshimin e autorizimit per subjektin juridik Diobes Solar sh.p.k.
Janë shqyrtuar dhe aprovuar edhe kërkesat e 24 subjekteve juridike 20 personave fizik për marrje të autorizimit për vetë-konsum, me kapacitet total të instaluar prej 2156 kW.
Pjesë e shqyrtimit nga Bordi ka qene edhe Plani i Integritetit i Zyrës së Rregullatorit për Energji, ankesat e konsumatorëve dhe çështje të tjera që lidhen me menaxhimin dhe funksionimin e ZRRE.