Search

Bordi i ZRRE do të mbajë mbledhjen e radhës më 15 tetor

11 Tetor, 2021


Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka informuar se do të mbajë seancën e katërt me radhë për këtë vit të premten, më 15 tetor 2021, nga ora 14:00.

Në seancë, Bordi do të shqyrtojë kërkesën për licencim të aktivitetit të prodhimit të energjisë elektrike nga turbinate e erës për projektin Selaci 1 të kompanisë SOWI Kosovo, si dhe tri kërkesa për marrje të autorizimit për vet-konsum.

Sipas agjendës së publikuar, në mbledhjen e katërt Bordi i ZRRE do të shqyrtojë edhe kërkesën për vazhdim të licencës për aktivitetet e shpërndarjes së energjisë termike për Termokos.

ZRRE njofton se për shkak të situatës së shkaktuar nga virusi COVID 19, seanca do të transmetohet drejtpërdrejt përmes profilit në facebook dhe kërkon nga të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje që të respektojnë masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës për mbajtjen e organizimeve publike.

Pas seancës, mediat dhe publiku do të informohen me vendimet e Bordit të ZRRE gjithashtu edhe nëpërmjet komunikatës dhe vendimeve formale që do të bëhen publike në faqen zyrtare të ZRRE ëëë.ero-ks.org .