Search

BMW është gati për çdo ndalim të automjeteve me djegie fosile nga viti 2030

15 Tetor, 2021


Gjigandi Gjerman i automjeteve, BMW, do të jetë i gatshëm për cdo ndalim potencial të automjeteve me djegie të karburanteve fosile nga viti 2030 deh tutje, duke ofruar automjete elektrike, ka bërë të ditur Drejtori Ekzekutiv i kompanis, Oliver Zipse, përcjell Reuters.

BE ka propozuar një ndalim efektiv për ndalim të përgjithshëm efektiv për automjetet me karburante nga viti 2035 të jetë pjesë e një pakete më të gjerë për masat në ballafaqim ndaj krizës klimatike.

“Ne do të jemi gati për ndalesën ICE. Nëse një rajon, një qytet, një vend do të ketë iden për të aplikuar ICE, ne do të kemi ofertat gati”, ka theksuar Zipse në një konferencë për shtyp në qytezën e Nuertingen, afër Shtutgartit.

“Grupi i BMË nuk është i brengosur për këtë. nëse do të jetë ide e mirë është pyetje tjetër… mirëpo ne do të kemi ofert”.

Përkundër rivalëve të tjerë, përfshirë edhe Volksëage dhe General Motors, BMË ende nuk ka vendosur një dat për ndalimin e prodhimit të automjeteve ICE.

Mirëpo, ata kanë bërë të ditur se presin që 50% e automjeteve në botë të jenë automjete elektrike deri në 2030.