Search

Blinken: Investimet e SHBA në Shqipëri janë 3-fishuar, energjia e ripërtëritshme në fokus

February 16, 2024


Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken në deklaratën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, theksoi dje se investimet nga SHBA në Shqipëri janë trefishuar gjatë viteve të fundit.

Sipas tij, Shqipëria ka potencial të madh në fushën e energjisë së ripërtëritshme, që ndihmon dhe në mbrojtjen e planetit.

“Sot diskutuam edhe për mënyrat për të forcuar tregtinë dhe investimet tona dypalëshe. Veçanërisht është e rëndësishme të theksojmë, që janë trefishuar që nga 2019-ta investimet e SHBA në Shqipëri. Kjo do të vazhdojë dhe klima e biznesit do të përmirësohet. Ne shikojmë se si ka potenciale të mëdha për të diversifikuar burimet shqiptare të energjisë, për të ndihmuar planetin tonë të përbashkët dhe për të krijuar një rritje ekonomike gjithëpërfshirëse përmes ndihmës me hidroenergji, burimeve eolike dhe diellore”, deklaroi Blinken.