Bizneset nuk janë gati për tregun e hapur – Kërkojnë të shtyhet afati
March 19, 2025

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar që të shtyhet kërkesa e Zyrës së Rregullatorit për Energji, ZRRE, që konsumatorët me mbi 50 punëtorë ose që kanë një qarkullim mbi 10 milionë euro të dalin në një treg të hapur energjetik.
Kryetari i OEK, Lulzim Rafuna ka thënë se pas një takimi me bizneset, është theksuar dëmi që mund t’i shkaktohet të njëjtave në rast se nuk shtyhet vendimi, kjo për shkak se ato momentalisht nuk janë të përgatitura për të kaluar në treg të lirë.
Ndërsa prezent në këtë takim ai tha se ishte edhe kryetari i bordit të ZRrE-së, Imer Fejzullahi.
ZRRE thotë se ky proces është pjesë e angazhimit për zhvillimin e tregut të energjisë elektrike, rritjen e konkurrencës, si dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve.
Mirëpo bizneset presim që ky tranzicion të shkaktojë çrregullime ekonomike dhe rritje të çmimeve të produkteve.
/Telegrafi