Search

Bizneset në protestë: Kërkojnë të shtyher për një vit liberalizimi i tregut

June 12, 2025


Oda Ekonomike e Kosovës, OEK, së bashku me përfaqësues të bizneseve nga e gjithë Kosova kanë protestuar në Prishtinë.

Siç është thënë në konferencën për media me anë të kësaj proteste kundërshtojnë mënyrën se si bizneset janë detyruar të hyjnë në tregun e lirë të energjisë elektrike, pa pasur përgatitje të mjaftueshme.

Kryetari i OEK-së, Lulzim Rafuna, ka thënë se kërkojnë një afat njëvjeçar dhe një paketë ligjore për të lehtësuar tranzicionin për bizneset dhe për të mbrojtur qytetarët. Ai shtoi se, nëse Qeveria nuk ndryshon qëndrim, bizneset do të detyrohen të vazhdojnë protestat.

Rafuna kritikoi gjithashtu ZRRE-në për mungesën e përgatitjes dhe ofertave të mjaftueshme për konsumatorët në tregun e lirë të energjisë.

Protestuesit kanë mbajtur disa pankarta në duar me mbishkrime “Mos na ndalni prodhimin”, “Prodhimi po fiket, qeveria po hesht”, “Mos rritni çmimet”, e të tjera.

/Telegrafi