Search

Biznese të shkyçura nga rrjeti mirëpo institucionet qeveritare nuk reagojn fare

August 25, 2025


Mbi një javë që kur KEDS-i nisi shkyçje masive të energjisë elektrike ndaj bizneset që mbetën pa kontratë për furnizim një furnizues i licencuar në tregun e lirë. Por, asnjë deklaratë nuk u dha institucionet qendrore, ani pse përfaqësuesit e bizneseve ka kohë që kanë parashtruar kërkesat e tyre.

Kanë kaluar disa ditë qëkur ka flluar shkyçja e bizneseve që nuk arritën të lidhin kontratë me një furnizues të licencuar për tregun e lirë.

Zhurmë nga bizneset u bë, e edhe paralajmërime u dhanë nga përfaqësuesit e odave të bizneseve për pasojat e formës në të cilën hyri në fuqi vendimi. Por as edhe një deklarim e veprim nuk u ndërmor nga institucionet qendrore, as nga Presidenca e as nga qeveria në detyrë.

Kjo për përfaqësuesit e bizneseve mbetet zhgënjyese.

“Fatkeqësisht institucionet nuk kanë mbështetur fare bizneset ani se rreth 60% e buxhetit të shtetit mbushet po nga këto biznese që dolën dhunshëm në tregun e lirë. Përkundër kërkesave publike, letrave dhe disa takimeve, institucionet në heshtje kanë mbështetur veprimin e ZRRE-së. Për më tepër përkundër që BE shprehu gatishmërinë që të mbështeste Kosovën të kalonte këtë proces hap pas hapi dhe për të cilin ofroi mbi 22 milionë euro, institucionet sërish heshtën. Kjo është një porosi shumë negative si për bizneset vendëse ashtu edhe për ato të jashtme që kanë investuar dhe që në një nga kushtet e favorshme u është thënë se është energjia”, ka thënë  Kushtrim Ahmeti, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë.

Njëzëri shprehen edhe nga Oda Ekonomike gjersa thonë se qeveria ka marrë një anë tjetër.

“Tek ne është kriju precepsioni se ma shumë Qeveria ka qenë në anën e furnizuesve sesa bizneseve edhe si nuk e kanë marrë mundim asnjë reagim të ketë. Ju kujtohet në fillim të qershorit se si ministrja ka qenë kategorike që bizneset të lidhin kontratë me furnizuesit dhe aty e kemi kuptuar se s’është në rregull.  Kemi kërku nga kryeministri me subvencionu ashtu siç ka kërkuar ZRrE për një subvencionim 50 milionësh po s’kemi pas përgjigje”, ka thënë Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike.

Rafuna thotë se qeveria ka injoruar thirrjet e tyre ndonëse.

Mes të tjerash, kritika i drejtohen edhe Presidentes, Vjosa Osmani.

“Ju kemi drejtu edhe Presidencës, s’kemi pas asgjë zyrtare por do ishte shumë e mirëseardhur dhe jo të qëndrojë në heshtje gjersa shkatërrohet ekonomia. Rrugës do ishte që qeveria të subvenciononte shumën. Tash është edhe më e vogël se po flasim për 7-8 muaj, të ketë një paketë mbështetëse dhe një kërkesë tek ZRRE ta përgatisë terrenin më mirë”, ka thënë Lulzim Rafuna, Kryetar i Odës Ekonomike.

Nga vendimi i liberalizimi i tregut preken 1400 biznese, ndërsa shkyçja e tyre ka nisur që nga 16 gushti dhe po vazhdon ende.

/TV Dukagjini