Search

BGF realizon studimin rreth shfrytëzimit të Garancive të Orgjinësn ë Kosovë

February 17, 2026


Balkan Green Foundation, BGF, ka lancuar studimin “Gjelbër dhe Konkurrues: Shfrytëzimi i Garancive të Origjinës për Rritjen e Eksportit dhe Tranzicionin e Energjisë në Kosovë”.

Ky event ka mbledhë palët kryesore të interesuara për një diskutim në panel të nivelit të lartë të titulluar “Rruga përpara e Gjelbër dhe Konkurruese”.

Panelistët e këtij eventi ishin Lulzim Rafuna, president i Dhomës së Tregtisë së Kosovës, i cili do të përfaqësojë interesat e biznesit, Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Kosovë, i cili do të kontribuojë në panelin që do të përqendrohet në rolin e sektorit privat dhe konkurrueshmërisë në nxitjen e rritjes së gjelbër dhe të orientuar drejt eksportit të Kosovës, Ymer Fejzullahu, kryetar i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Lindita Daija, Eksperte e Zhvillimit të Kapaciteteve në Agjencinë e Luksemburgut për Bashkëpunim dhe Zhvillim, e cila sjell ekspertizën e saj në forcimin institucional, zhvillimin e aftësive dhe rolin e përpjekjeve për ndërtimin e kapaciteteve në përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër të vendit.

Institucionet, bizneset, shoqëria civile dhe partnerët e zhvillimit që ishin pjesëmarrës kanë diskutuar për gatishmërinë e Kosovës për realitetin e ri të tregtisë së gjelbër.

Me fillimin e operimit të Garancive të Origjinës (GO) tani dhe me operimin e tregjeve të karbonit CBAM në BE-së, jepet një mesazh i fortë: zbatimi nuk mund të presë më.

Në njfotimin për media të BGF për këtë event, thuhet se Garancitë e Origjinës duhet të bëhen një mjet për konkurrueshmërinë, jo vetëm për pajtueshmërinë. Pa siguri rregullatore, koordinim më të fortë dhe stimuj realë për NVM-të, Kosova rrezikon të mbetet prapa, dhe të gjitha këto njohuri, sfida dhe rekomandime janë paraqitur në Studimin e Gjelbër dhe Konkurrues.

Ky aktivitet zhvillohet me mbështetjen e “Tranzicionit të energjisë dhe zbutjes së klimës në Kosovë”, një projekt i financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe i zbatuar nga LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim dhe Zhvillim.