Search

BGF dhe AmCham bashkëpunojn për të ndihmuar bizneset në sigurimin e Cerfitikatave të Gjelbra

August 19, 2025


Balkan Green Foundation, BGF,  dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, AmCham, kanë njoftuar për fillimin e bashkëpunimit për mbështetjen e bizneseve në marrjen e Certifikatave të Gjelbra.

“Ky partneritet shënon një hap të rëndësishëm drejt promovimit të praktikave të qëndrueshme të bizneseve në Kosovë, me fokus të veçantë në mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) për të integruar Certifikatat e Gjelbra në aktivitetet e tyre.” thuhet në njoftimin e BGF.

Përmes kësaj nisme të përbashkët, BGF dhe AmCham do t’u ofrojnë bizneseve ngritje të kapaciteteve dhe mbështetje në mënyrë që të përfitojnë nga Certifikatat e Gjelbra. Duke ndjekur standardet mjedisore globale, bizneset e Kosovës do të jenë më të përgatitura për të hyrë dhe konkurruar në tregjet e BE-së dhe SHBA-ve, ku kërkesa për praktika dhe shërbime të ndërgjegjshme ndaj mjedisit dhe me emetime sa më të ulëta të karbonit po rritet dita ditës.

Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen e projektit “Tranzicioni i energjisë dhe zbutja e kilmës në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga Ministria e Ekonomisë dhe LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.