Search

Betim Gjoshi: Kurti po refuzon ta zbatojë vendimin për energjinë elektrike, ndërsa presidentja po heshtë

24 Maj, 2022


Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka alarmuar se pushteti aktual i udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, po del kundër vendimit të Gjykatës e cila ka vendosur që mos me pasë rritje të çmimit të energjisë.

Ky vendim i Gjykatës së Apelit dhe ai i Gjykatës Themelore, ka ardhur pas ankesës së PDK-së e cila e kishte cikësuar si të kundërligjshëm vendimin për shtrenjtim të çmimit të energjisë.

“Por, merreni me mend, Albin Kurti po del kundër vendimit të gjykatës. Ai nuk po pyet për sistem të drejtësisë. Albin Kurti po don, edhe përkundër vendimit të gjykatave, t’ua faturojë rrymën me çmimin më të lartë mbi 100%. Kjo është e rrezikshme dhe zhbërje e sistemit të drejtësisë. Presidente, ti që kujdesesh për unitetin, ku je? Pse nuk po reagon?”, tha Gjoshi nëpërmjet një reagimi në faqen e tij në Facebook.

//EkonomiaOnline