BERZH miraton 3 mln euro kredi për ProCredit Bank në Shqipëri
13 Maj, 2022

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) tha se ka aprovuar një kredi të pasiguruar deri në 3 milionë euro për ProCredit Bank Albania për investime të gjelbërta rezidenciale.
Lajmin e ka bërë të ditur See Neës, ku është raportuar se financimi do të mbështes investimet në teknologji të gjelbra me performancë të lartë, materiale dhe zgjidhjet e ndërmarra në banesat ose ndërtesat e banimit në pronësi private, tha BERZH në një dokument përmbledhës të projektit.
Huaja do të jepet në tre këste të barabarta në kuadër të Mjetit Financiar të Ekonomisë së Gjelbër të Ballkanit Perëndimor (GEFF) II.
GEFF është një program 135 milionë euro i bashkëfinancuar nga BE, Ministria Federale e Financave austriake dhe donatorë dypalësh të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (ËBIF). Ai zbatohet në partneritet me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë nën ombrellën e Programit Rajonal të Efiçiencës së Energjisë për Ballkanin Perëndimor.

Kosova marrëveshje me BERZH-in, 6 milionë euro për energji efiçiente në Prizren
