Search

Beogradi qyteti më i ndotur evropian me mbi 1 milion banorë

September 09, 2021


Në rast se Serbia do të cilësohej si një vend anëtar i Bashkimit Evropian, atëherë Beogradi do të ishte një ndër vendet më të ndotura në saje të koncentrimit të grimcave PM2.5, që përbënë ndotësin më të dëmshëm të ajrit dhe shëndetit të njeriut, ka raportuar balkangreenenergynews.com.

Ndërkaq, lista me qytetet më të ndotura të vendeve anëtare të BE-së, sipas këtyre parametrave, dominohet kryesisht nga qytete nga Polonia dhe Italia, mirëpo nuk përjashton edhe qytete në Kroaci, Rumani, por edhe Slloveni.

Shoqata Kombëtare Ekologjike (NEA) ka paralajmëruar se Dita Ndërkombëtare e Ajrit të Pastër gjen qytetarët e Serbisë të ekspozuar ndaj nivele të tmerrshme të ndotjes së ajrit në të gjitha segmented e mjedisit të saj, përcjell balkangreenenergynews.

Termocentralet e Ballkanit Perëndimor kanë ndotur dy herë më shumë se ato të BE në 2019

Lexo më shumë

As 7,500 vdekjet e parakoshme për shkak të ndotjes së ajrit në Serbi, sipas NEA, nuk mjaftojnë që të bindin institucionet relevante të adresojn problemin dhe të mbrojnë shëndetin publik të qytetarëve të Serbisë.

Në anën tjetër, vetëm dy qytete, Novy Sacz në Poloni dhe Kremona në Itali, rankohen më keq se sa kryeqyteti i Serbisë sipas niveleve vjetore të koncentrimit të grimcave PM2.5.

Ndërkaq, Slavonski Brod i Kroacisë ka nivelin e njëjtë me Beogradin, 25.7 µg/m3. Disa qytete të Serbisë kanë ndotje mbase më të rëndë se sa Beogradi, duke përfshirë këtu Valjevon, Novi Pazarin, Nishin, Ksojericen, Uzicen, Smederevon dhe Suboticën.

NEA ka bërë një analizë të ndotjes së grimcave PM.25 në BE dhe Serbi në vitet 2019 dhe 2020 bazuar në rënditjet zyrtare të 323 qyteteve në BE, të publikuar nga Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA), dhe të dhëna nga Agjencia Serbe e Mbrojtjes së Mjedisit (SEPA).

Performanca e Beogradit është edhe më e keqe në analizën e qyteteve me një popullsi prej mbi 1 milion, duke u renditur e para sipas ndotjes PM2.5.

BGF: Ndotja nga termocentralet e qymyrit në Kosovë, në vend që të zvogëlohet ka shënuar rritje, bënë të ditur një raport i ri

Lexo më shumë