Search

BE shqyrton lehtësimin e rregulloreve ekologjike derisa zvogëlohet varësia nga energjia ruse

13 Maj, 2022


Nën presionin e çmimeve të larta të energjisë dhe me synimin për t’i dhënë fund varësisë nga gazi dhe nafta ruse, Bashkimi Evropian planifikon t’i lehtësojë rregulloret ekologjike për projektet për burimet e rinovueshme të energjisë, shkruajnë mediat botërore, ndërsa njoftoi Radio Evropa e Lirë.

Komisioni Evropian dëshiron të përshpejtojë tranzicionin e gjelbër dhe të zvogëlojë varësinë e tij nga karburantet ruse duke futur masa të reja që do të lejojnë që disa projekte të energjisë së rinovueshme të miratohen brenda një viti, sipas draft dokumentit.

Komisioni planifikon javën e ardhshme ta paraqesë pakon për t’i dhënë fund mbështetjes së BE-së nga Rusia, me përforcimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, duke kursyer energji dhe duke rritur importet e gazit nga vendet e tjera.

Draft-propozimi parashikon që afatet ekzistuese të vazhdojnë të zbatohen për projektet jashtë zonave përkatëse, të cilat nuk duhet të përkojnë me zonat e mbrojtura apo me rrugët e migrimit të shpendëve. Përparësi do t’i jepet çatisë, zonave rrugore dhe hekurudhore, si dhe zonave industriale.

Pushtimi rus i Ukrainës e ka shtyrë BE-në të përshpejtojë miratimin e alternativave të karburanteve fosile, të cilat ajo planifikonte me Marrëveshjen e gjelbër për luftë kundër ndryshimeve klimatike të arrinte zero emetime karboni deri në vitin 2050, shkruan Fajnenshëll tajms.

Në BE është arritur një marrëveshje deri në vitin 2030, 40 për qind e energjisë elektrike të prodhohet nga burime të rinovueshme. Por dokumenti, që do të publikohet javën e ardhshme, duhet të vendosë një objektiv më të lartë, pasi kërkon një rritje prej 30 për qind të tarifave për zbatimin e projekteve të energjisë së gjelbër.

BE po debaton për ndalesë të importeve të naftës nga Rusia brenda gjashtë muajve, ndërsa premton të ndërpresë përdorimin e gazit rus deri në fund të vitit, theksoi Fajnenshëll tajms duke vënë në dukje se gazi rus mbulon më shumë se 40 për qind të konsumit të BE-së.

Nënkryetari i Komisionit Evropian, përgjegjës për Marrëveshjen e gjelbër, Frans Timermans tha më 10 maj se hidrogjeni i importuar është i vetmi zëvendësues i mundshëm për gazin që përdoret nga industria e rëndë evropiane, shumica e të cilit vjen nga Rusia.

Pushtimi rus i Ukrainës e ka përkeqësuar krizën në furnizim me energji elektrike që veçse ekzistonte në Evropë, duke i shtyrë çmimet e mallrave në nivele rekord, nënvizoi Blumberg, duke shtuar se BE-ja tani po përballet me ndërprerje të mundshme në furnizimin me karburant pasi Rusia kërcënoi të ndërpresë furnizimin nëse nuk paguhet në rubla.

BE-ja mund të përshpejtojë tranzicionin e gjelbër duke rritur investimet në burime të rinovueshme të energjisë, duke përmirësuar izolimin e ndërtesave dhe duke inkurajuar bizneset që të zgjedhin teknologjitë me karbon të ulët, theksohet në letrën nga krerët e kompanive, ku Blumberg kishte inspektim. Sipas letrës, ndryshimet mund të ndihmojnë gjithashtu në uljen e taksave dhe masave të mbështetjes së të ardhurave.

//koha.mk