Search

BE-ja duhet të vendosë më herët taksën kufitare të CO2, ta zbatojë atë për emetimet indirekte nga energjia elektrike

14 Janar, 2022


Taksa e propozuar kufitare e karbonit duhet të zgjerohet edhe në kimikate organike, hidrogjen dhe polimer, dhe duhet të prezantohet një vit më herët, nga viti 2005, dhe të aplikohet në emetimet indirekte, sic janë ato nga përdorimi i energjisë elektrike, sipas një draft raportit të Parlamentit Evropian.

Lajmin e ka bërë të ditur balkangreenenergyneës, ku është raportuar se dokumenti i përgatitur nga një anëtar i Parlamentit Evropian, Mohammed Chahim, është pjesë e një procedure legjislative për të aprovuar proopzimin e Komisionit Evropian për mekanizmin e rregullimit të kufirit të karbonit (CBAM), i publikuar në korrik 2021. Në fazën aktuale, ligjvënësit dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian po negociojnë për të.

Komisioni ka propozuar CBAM që të implohet në importe të tilla si cementoja, celiku, hekuri, alumini, plehërat dhe energjinë elektrike nga vendet jasht Bashkimit Evropian të cilat nuk kanë skema të cmimit të karbonit.

Propozimi parashikon që taksa e karbonit të përfshihet nga 2023 deri në 2026, dhe të vendoset vetëm për emetimet direkte të gazeve serrë.

Ambiciet klimatike të propozimit duhet të jenë më të larta

Mohammed Chahim, raportuesi në Komitetin për Mjedisin, Shëndetin Publik dhe Sigurinë e Ushqimit të Parlamentit Evropian, së pari synon të zgjerojë fushën e propozimit për të mbuluar kimikatet organike, hidrogjenin dhe polimeret, si dhe emetimet indirekte në të gjithë sektorët e mbuluar nga CBAM.

Raportuesi e konsideron si të domosdoshme që të zgjerohet në emetime indirekte të cilat tashmë janë në këtë fazë, për të rritur ambicien klimatike e propozimit, lexon raporti.

Periudha e tranzicionit duhet të shkurtohet për një vit, dhe implementimi për shtatë vite

Ai poashtu ka propozuar një futje më të shpejtë të CBAM, në mënyrë që sistemi të bëhet një alternativë ndaj lejimeve falas dhe plotësisht funksional nga fillimi i vitit 2029, jo nga viti 2036, dhe për të shkurtuar periudhën kalimtare me një vit deri në fund të vitit 2024.

Në këtë mënyrë, Chahim propozon që të shkurtohet periudha tranzicionale për shkak të emergjencës klimatike dhe objektivit të vetë BE për vitin 2030, ka nënvizuar raporti.

Faktori i CBAM (për të ulur të hyrat e lejuara) duhet të filloj në fazën pilot, dhe duhet të jetë i barabartë me 90% në 2025, 70% në 2026, 40% në 2027, dhe të arrijë zero deri në fund të 2028, ka shkruar Chahim.

BE do të siguroj mbështetje financiare për dekarbonizim në vendet më pak të zhvilluara.

Në raport, ai ka theksuar qëllimin për të bërë CBAM një instrument që stimulon bashkëpunimin më shumë se sa konfrontimin me partnerët e BE, me theks të vecant vendet më pak të zhvilluara.
Mirëpo, duhet të bëhet e qartë që vetëm partnerët tregtar me politika eksplicite të vendosura të cmimit të karbonit mund të përjashtohen nga CBAM teksa BE duhet të evitoj që CBAM të ndikoj në mënyrë disproporcionale në vendet më pak të zhvilluara, tha Chahim.

Ai ka propozuar që BE të siguroj mbështetje financiare që të stimuloj dekarbonizimin e industrisë në vendet më pak të zhvilluara.