Banorët në Sarandë kundërshtojnë parkun solar
February 16, 2024

Është zhvilluar mesditën e sotme diskutimi publik me banorët për ndërtimin e një Parku Fotovoltaik në Sarandë. Diskutimi ishte transmentuar drejtpërdrejt nëpërmjet Saranda Web.
Në diskutim kanë marrë pjesë përfaqësues të bashkisë Sarandë, anëtarë të Këshillit Bashkiak dhe banorë, shumica e të cilëve nga Nivica.
Fillimisht nga përfaqësues të bashkisë është prezantuar projekti, i cili është kundërshtuar njëzëri nga banorët. Sofo Thomari ka shpjeguar gjerësisht pse nuk duhet ndërtuar ky park pikërisht në atë vend. Banorët e Nivicës, ku po ndertohet projekti, kanë këmbëngulur se toka është e tyre dhe nuk duhet ndërtuar parku.
Këshilltarët Kledi Myrtaj dhe Vesel Koçiu kanë këmbëngulur të dinë nëse kjo pronë ku diskutohet të ndërtohet parku fotovoltaik ka probleme apo pretendime pronësie, pyetje për të cilat nuk morën dot përgjigje.
Diskutimi do të vijojë edhe ditën e nesërme.