Search

Uran Haxha

Uran Haxha është gazetar dhe tash për tash është autor i emisionit “Pak ma drejt” në Paper Radio.

Ai ka punuar në disa prej medieve kryesore në vend si “Dukagjini” e Grupi “KOHA”, teksa për tri vite ka udhëhequr si kryeredaktor portalin e profilizuar për arkitekturë dhe ndërtim “Ndërtimi.info”. I kyqur herët në gazetari, në vitin 2013 hap portalin e parë lokal të lajmeve për qytetin e tij Suharekën, me emrin “Theranda Post”.

Haxha ka realizuar dokumentarë të shumtë televiziv dhe reportazhe, pa çka edhe sot preferon ta kultivon këtë zhanër të gazetarisë.

Në vazhdën e shumë fiksimeve, ka një kohë që energjinë e përcjell dhe nuk përton të flas në lidhje për energji. Në këtë frymë duket se ka ndikuar pasioni i tij për të dëgjuar rock muzikë, të cilën e transmeton edhe në emisionin e tij në radio.

Jashtë studiove dhe tastaturave të gazetarisë, kryen punën e konsulentit për marketing dhe komunikim me media në disa kompani private.