Search

Guri Shkodra

Guri Shkodra është entuziast i energjisë elektrike, aktivist i shoqërisë civile dhe hero i shpallur lokal për shërbimin ndaj komunitetit në periudhën e pas-luftës në Kosovë. Si fëmijë, Guri ka qenë i zëshëm në shpërfaqjen e problemve mjedisore në kohën kur kërkesat bazike të ekzistencës ende duhej adresuar.

Për më shumë se 10 vite, Guri ka qenë i përfshirë në iniciativa të rrjetëzimit të shoqërisë civile, bashkëpunim rajonal zhvillimor dhe në zhvillimin e arsimit të lartë, si pjesë e një numri organizatash lokale dhe ndërkombëtare. Gjatë dhjetë viteve të fundit, Guri ka qenë i përfshirë në zhvillimin e komunikimit strategjik për një listë të madhe të klientëve me rrezik të lartë me fokus të veçantë energjinë elektrike.

Pas shërbimit si konsulent i komunikimit dhe zëdhënës në operatorin e distribuimit të energjisë, Guri ka bashkëzhvilluar projektin më të madh të energjisë së ripërtëritshme në Kosovë me kapacitet prej 105 megavatësh për prodhim të rrymës nga era.

Guri është edhe artist, ai luan në kitarë për grupi lokal Gillespie, formacion shumë influencues në skenën e muzikës së nëntokës në Kosovë.