Search

Atlas Institute: Kosova subvencionoi me 2.2 miliardë euro tarifat e energjisë elektrike – ndihma shkoi kryesisht për më të pasurit

July 10, 2025


Sipas disa të dhënave të publikuara nga Atlas Institute dhe OECD, Kosova ka shpenzuar mbi 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për ta mbajtur çmimin të ulët të energjisë elektrike.

Megjithatë, analiza tregon se pjesa më e madhe e kësaj ndihme nuk përfitohet nga familjet e varfra, por nga ato që nuk kanë nevojë për të.

“Kur thonë që rryma tek ne është e lirë, dijeni që çmimin real të rrymës janë duke e pagu shtresat më të varfëra”, tha Agron Demit nga Atlas Institute.

Disa nga të dhënat kryesore për periudhën 2018–2023 mund të përmbledhen si mëposhtë:

  • Kosova ka shpenzuar gjithsej 2.2 miliardë euro për subvencionimin e tarifave të energjisë përmes çmimeve të ulëta.
  • Mbështetja fiskale dhe kreditore ka arritur në 608 milionë euro, prej tyre:
    • 574 milionë euro mbështetje fiskale
    • 33 milionë euro mbështetje kreditore

Mirëpo, kujt i shkoi ndihma?

Vetëm 9.2% e subvencionimit të fshehur përfitohet nga familjet më të varfra. Pjesa dërrmuese (mbi 90%) përfitohet nga familjet më të pasura dhe bizneset, për shkak se tarifat ishin të njëjta për të gjithë.

Poashtu, në krahasim me shtetet e tjera të rajonit, Kosova ka aplikuar dukshëm më shumë subvencionim direkt dhe indirekt, sipas të dhënave të këtij raporti.

ShtetiSubvencione të FshehuraMbështetje direkte buxhetore
Kosova4.6%2.2%
Shqipëria2.2%0.6%
Serbia1.4%1.0%
Maqedonia e Veriut2.4%0.6%
Bosnja dhe Hercegovina2.2%0.1%
Mali i Zi1.2%0.1%

Raporti nënvizon se kjo qasje e subvencionimit të përgjithshëm, në vend të ndihmës së synuar për kategoritë në nevojë, thellon pabarazitë sociale dhe financiare.

Në vend që të ndihmohen ata që realisht nuk mund të përballojnë faturat e energjisë, politika e tarifave të rregulluara i ka përfshirë të gjithë – duke përfituar më së shumti ata që mund të paguanin vetë.

Për mëshumë informata rreth këtyre të dhënave për Kosovën si dhe për shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ndiqni Link-un.

/Telegrafi