Askund fabrika e premtuar për prodhimin e veturave elektrike në Tetovë, Bekteshi shpreson se do të ndërtohet
February 01, 2024

Në fillim të muajit shkurt vitin e kaluar, ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, Kreshnik Bekteshi deklaroi se brenda një muaji do të nisë ndërtimi i fabrikës për prodhimin e veturave elektrike “E-Go” në Tetovë, shkruan TV21.
Gati një vit pas, ende nuk ka nisur ndërtimi i së njëjtës, ndërsa ministri Bekteshi thotë se ka disa probleme në Komisionin për Konkurrencë, por shpreson që ndërtimi do të nisë.

Tetova bëhet me fabrikë për prodhimin e makinave elektrike
“Kemi kërkesë nga ana e Drejtorisë për Zonat Industriale Teknologjike deri te Komisioni për Konkurrentshmëri, sipas të dhënave, atje ka pasur ndryshime sa i përket udhëheqësisë dhe më kemi anëtarë të ri të cilët duhet që të kthejnë përgjigje duke u bazuar në kontratën të cilën e ka propozuar Drejtoria e Zonave të Lira Ekonomike dhe Industriale në RMV. Shpresoj që përbërja e re e Komisionit për Konkurrencë që të ketë opinion pozitiv rreth asaj kontrate dhe të fillojë realizimi i po të njëjtit investim”, tha Bekteshi.
