Arrihet pajtimi, do të formohen dy komisione hetimore për energjinë
May 05, 2022

Pas tensioneve që përcollën seancën e Kuvendit të Kosovës të enjten, pushteti dhe opozita janë pajtuar që të formohen dy komisione hetimore për energjinë. Njëri komision do të jetë sipas kërkesës së opozitës, për hetimin e menaxhimit të krizës në muajt e fundit, ndërsa tjetri me kërkesë të pushtetit, për çështjen e energjisë që nga viti 2006.
Sipas shefit të GP të PDK-së, Abelard Tahiri, komisionet nuk interferojnë me njëra-tjetrën dhe agjendën e kanë të ndryshme,

Dy propozime për hetim mbi energjinë, përplasja e re pushtet-opozitë
Lexo më shumë
“Dua ta falënderoj Konjufcën për korrektësinë për arritjen e një marrëveshjeje për formimin e këtij komisioni. Kjo punë është dashur të ndodhë shumë më herët dhe të mos vijë deri këtu. Kjo është një e drejtë që na e garanton Kushtetuta”, ka thënë ai.
Kërkesat tona janë vetëm me një komision parlamentar.
Tahiri ka thënë se asgjë nuk do të ndryshojë prej asaj që opozita e ka propozuar.