Aplikoni për subvencione për efiçencën energetike në shtëpitë tuaja
August 07, 2023

Leximi i këtij artikulli zgjatë: 6 minuta
Sot është lancuar projekti për Zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në shtëpi të banimit, me anë të këtij projekti ju mund të fitoni subvencione për ndëmarrjen e masave që përmisojnë efikasiteitn energjetik të shtëpisë suaj.
Ky projekt ka për qëllim mbështetjen e konsumatorëve familjar përmes rritjes së efiçiencës së energjisë në shtëpitë individuale, dhe financohet nga mjetet e Bashkimit Evropian të Pakos Emergjente, siguruar përmes Qeverisë së Republikës së Kosovës me Marrëveshjen Financiare IPA III.
Projekti përfshin subvencionimin e kostos së zbatimit të masave të përzgjedhura të efiçiencës së energjisë në shtëpi të banimit, si: izolimi i jashtëm i shtëpisë, ndërrimi i dritareve, derës së hyrjes dhe izolimi i kulimit, sipas standardeve minimale dhe kritereve të përcaktuara nga FKEE.
Subvencionimi përkatësisht rimbursimi i kostos së zbatimit të masave është i kufizuar në masën deri në 45%, apo shumën maksimale deri në 5,500€ si kufi maksimal i mundshëm për një shtëpi – përfitues individual, e destinuar vetëm për banim privat/familjar.
Buxheti për këtë masë do të jetë 10€ milionë dhe pritet të përfitojnë në faza të ndryshme mbi 1,600 familje brenda afatit të realizimit të projektit.
Rritja e mbulueshmërisë së kostove për këto madha mund të rritet deri në 50% në rastet kur pronare apo bashkëpronare e pronës është një grua.
Aplikimi për subvencion bëhet në platëformën E-Kosova. Të gjitha informata e nevojshme rreth kritereve si dhe procedurës së aplikimit do të publikohen në webfaqen e FKEE.
Gjatë ceremonies së inagrurimit të këtij projekti prezente ishte edhe ministria e ekonomisë Artane Rizvanolli. Në fjalim e saj ajo ceki se efiçienca e energjisë është një pike prioritare në qeverinë aktuale. Sipas saj kjo dëshmohet jo vetëm me vënjen e caqeve për efiçiencë në strategjinë kombtare të energjisë por dhe përmesë implementimit të disa projekteve në këtë fushë viteve të fundit.
Ministria gjithashtu shfrytëzoj rastin të lajmëronte se javën e ardhshme pritet që të hapet thirrja për subvencionimin e pajisjeve efiçiente shtëpiake si dhe sistemet solare për ngrohjen termike të ujit, raporton Kosovo Energy.
Që të gjitha këto janë iniciativa që bëhen për herë të parë në Kosovë.
Minsitria po ashtu njoftoj se deri në fund të këtij muajit do të hapet përsëri subvencioni për sistemet e ngrohjes, i ngjashëm me atë të vitit të kaluar.
/Kosovo Energy