Administrata e Trump fatmirësisht nuk ka anuluar programin Kompakt të MCC-së – Kurti shpreh mirënjohjen
August 01, 2025

Kryeministri në detyrë ka vlerësuar si jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën vazhdimin e Programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), të mbështetur nga administrata e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
Ai theksoi se Republika e Kosovës është një nga shtetet e pakta që do të përfitojë nga ky financim, duke e cilësuar këtë si një arritje që sjell krenari dhe gëzim për vendin.
“Jemi thellësisht e përherë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe angazhohemi çdo ditë për partneritet të fortë e të besueshëm,” thuhet në reagimin e kryeministrit në detyrë.
Programi Kompakt i MCC-së për Kosovën ka hyrë në fuqi më 30 prill 2024, me një ceremoni zyrtare nënshkrimi të marrëveshjes..
/Telegrafi