Search

A duhet të rindërtohet apo dekomisionohet termocentrali Kosova A?

15 Tetor, 2021


Përfaqësues të shoqërisë civile dhe zyrtarët kryesorë të komisioneve brenda Kuvendit të Kosovës bien dakord që rindërtimi i Kosovës A duhet nuk duhet konsiderohet, edhe pse të parët kanë plane të tjera dhe mbështeten drejt një tranzicioni të gjelbër, ky i fundit thotë se Kosova përsëri duhet të konsideroj opsionin e ndërtimit një termocentral i ri me qymyr.

Termocentrali më i vjetër, por aktualisht funksional, me qymyr në Kosovë, termocentrali Kosova A, ka dominuar diskutimet në sektorin e energjisë në Kosovë për dekada të tëra, në veçanti nxjerrjen jashtë funksionit të termocentralit në fjalë.

Nivelet e emetimeve që vijnë nga Kosova A shpesh e kanë vendosur termocentralin ndër më ndotësit dhe nganjëherë më ndotësin në Evropë, ku së bashku me termocentralet e tjerë të qymyrit rajonal janë arsya e sëmundjeve të rënda respiratore në Evropë.

Qeveria aktuale ‘mbështetet’ në rindërtimin e Kosovës A

Qeveria aktuale e udhëhequr nga Albin Kurti, në planin e tyre qeveritar nën sqarimin e shkurtër në lidhje me sektorin e energjisë nuk kanë dhënë diçka konkrete për të ardhmen në termocentralit ‘Kosova A’.

Qeveria ka thënë se është përkushtuar në dekomisionimin e aseteve jo-funksionale të Kosovës A dhe vazhdimin e zbatimit të masave ambientale në termocentralin Kosova B.

Sidoqoftë, bordi i përkohshëm i drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës disa muaj më parë mbajti një takim ku ka marrë disa vendime të rëndësisë së veçantë për zhvillimin strategjik të korporatës.

Ndër vendimet e para të BPD të KEK është përgatitja e draft dokumentit Teknik lidhur me Termocentralin Kosova A dhe përgatitja e draft letrës për shprehjen e interesit lidhur me rindërtimin e saj.

Por, shumë raporte ndërkombëtare e kundërshtojnë revitalizimin dhe kërkojnë dekomisionimin e menjëhershëm të termocentralit.

Në anën tjetër, ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli, kishte thënë se procedurat e inicuara nga bordi i KEK kanë për qëllim të vlerësojnë dhe analizojnë gjendjen teknike të Kosovës A, dhe jo domosdoshmërisht rindërtimin e këtij termocentrali.

Mirëpo, ky diskutim duket se po merrë këmbë duke konsideruar refuzimin, ndonëse të të përkohshëm të qeverisë aktuale për të zhvilluar infrastrukturën e gazit në Kosovë, që është parë si burimi alternativ dhe tranzicional për të siguruar furnizimin me energji në Kosovë në saje të largimit të qymyrit.

Ferat Shala: Në këto rrethana të zhvillimit të vendit tonë sot nuk duhet të kthehemi dhe të harrnohemi, duhet të ndërtojmë një termocentral të ri

Kryesuesi i komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala, në një intervistë për RTK ka theksuar se qeveria aktuale po dështon në adresimin e duhur dhe të qartë të sektorit të energjisë në Kosovë.

Shala kritikoi mungesën e vendimmarrjes dhe mbi të gjitha mungesën e vizionit, duke pasur parasysh ngurrimin e tyre për të ecur përpara me gazin dhe ndryshimin e mendimit të tyre në lidhje me shfrytëzimin e kapaciteteve të qymyrit të Kosovës.

Shala kujtoi se qeveria aktuale në mandatin e tyre të parë, si dhe gjatë kohës së tyre në opozitë ishin kundër ndërtimit të një termocentrali të ri me qymyr, ‘Kosova e Re’, por tani duket se po anojnë drejt një rindërtimi të termocentralit të vjetëruar Kosova A.

Për më tepër, ai deklaroi se mendimi i tij personal, jo i partisë politike në të cilën ai i takon (PDK), është se Kosova duhet t’i orientojë investimet e saj në sektorin e energjisë drejt një termocentrali të ri me qymyr.

“Nuk ka qendrim të qartë as për gazin, as për ujin, as për erën e as më hiq për thëngjillin. Dhe këto janë burimet e vetme sot, dikah, mund t’i siguroj dhe të rregulloj”, tha Shala për RTK.

“Unë nuk mendoj se në këto rrethana të zhvillimit të vendit tonë sot duhet të kthehemi dhe të harrnohemi, kur kemi mundësi, kur kemi kapacitete, kur kemi resurse, kur kemi investitorë, prap me të njejtëtit partner evropian mund ta bëjmë një termocentral të ri, i cili i plotëson edhe kriteret strategjike, ekonomike dhe mjedisore për ekonominë dhe shtetin e Kosovës”, tha Shala.

“Ajo çka dihet, parimisht, Kosova ka nevoj të stabilizohet. Ka resurse, ka mundësi, për një afat të shkurtër apo të afat mesëm, me u stabilizu nëse ka politik të qartë dhe ka interes qeveria me shty këto projekte”, tha ai.

Abazi: Dekomisionimi i Kosova A, dekomisionimi i Kosova B, duhet të jenë prioritetet dhe duhet të jenë e ardhmja e KEK edhe qeverisë së Kosovës

Nga ana tjetër, Dardan Abazi, nga Instituti për Politika Zhvillimore, gjithashtu u pajtua që rindërtimi i Kosovës A nuk duhet të ndodhë.

Ai deklaroi se përveç dekomisionit të Kosovës A, dekomisionimi i Kosovës B duhet të jetë gjithashtu prioritet në bazë të të cilit bordi i KEK -ut si dhe qeveria e Kosovës duhet të bazojnë të ardhmen e energjetike të Kosovës.

Ai shpjegoi se plane të tilla, siç u përmendën nga bordi i përkohshëm i KEK -ut, duhet të dalin vetëm pasi të ketë dalë strategjia kombëtare e energjisë, duke pasur parasysh se projekte të tilla nuk mund të zbatohen pa e ditur rrugën e qartë që po merr vendi në lidhje me sektorin e energjisë.

“Dekomisionimi i Kosova A, dekomisionimi i Kosova B, duhet të jenë prioritetet dhe duhet të jenë e ardhmja nga e cila duhet të shikoj bordi i Korporatës Energjetike të Kosvoës edhe qeveria e Kosovës në të njëjtën kohë”, tha Abazi për RTK.

“Nuk është marrë parasysh kjo gjë, dhe kjo i shton asaj listës së gjërave pse ky vendim nuk do të duhet të merret në këtë fazë”, tha ai.

Zgjidhja sipas Abazi është dekarbonizimi deri në vitin 2050.

“Zgjidhja sipas nesh është që qeveria e Kosovës, pasi t’i shqyrtojë të gjitha mundësitë dhe pasi të niset nga fakti që Kosova deri në vitin 2050 maksimalisht duhet ta kryejë procesin e dekarbonizimit të plotë, pastaj të shkoj tek hartimi i strategjisë dhe prioriteteve për dhjetë vjetët e ardhshëm, dhe pastaj ta dij se cilat do të jenë opsionet më së paku të kushtueshme edhe në kuptimin shëndetësor, edhe në kuptimin mjedisor edhe në kuptimin financiar”, tha ai.

“Pas miratimit të strategjisë, mund të kemi kësi lloj hapash nga KEK, qoftë hapa të tjerë për investime në impiante me burime të tjera që me preferencë për neve do të ishin burimet e gjelbërta”, theksoi Abazi.