Search

Në dhjetor 2022 Kosova eksportoi mbi 93% më shumë rrymë krahasuar me dhjetorin e vitit paraprak

February 23, 2023


Importi i energjisë elektrike në dhjetor të vitit 2022 ishte 354.67 GWh kurse eksporti i energjisë elektrike në të njetën periudhë ishte 223.97 GWh (këtu janë të perfshira edhe sasia e transmisionit), thuhet në të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Kësisoji, në dhjetor 2022 Kosova ka importuar 12.86% më pak rrymë dhe ka eksportuar 93,39% më shumë, krahasuar me dhjetorin e vitit 2021, raporton Kosovo.Energy.

MWhDhjetor 2021Dhjetor 2022
Importi407.008354.671
Eksporti115.812223.972

Ndryshe, sipas statistikave të publikuara nga ASK, gjatë muajit dhjetor të vitit 2022, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 802.66 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 539.66 GWh, ose 4.92% më i vogël, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Rritje ka shënuar prodhimi hidrocentralet dhe burimet e erës dhe ato solare, raporton Kosovo.Energy.

Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 14.58%.