KEDS shpall konkurs për 38 vende të lira të punës
January 05, 2023

KEDS ka shpallur konkurs për 38 vende të lira pune në të gjitha distriktet në Kosovë.
Më saktësisht, KEDS është në kërkim të 7 inxhinierëve të elektroteknikës, 15 teknikëve të elektroteknikës, 7 operatorëve të makinave speciale, 7 salduesëve dhe 2 mjeshtërve të ndërtimarisë.
KEDS ka ftuar të gjithë të interesuarit të lexojnë me kujdes specifikat dhe të dorëzojnë aplikacionet e tyre, deri më 20 janar 2023.
Luteni të klikoni këtu për më shumë detaje dhe për të mësuar për mënyrat e aplikimit.