Search

Bilanci energjetik: Rritet importi për 137%, eksporti për 17% dhe konsumi i rrymës për 23%

15 Nëntor, 2021


Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin i Energjisë në Kosovë” për tremujorin e tretë të vitit 2021. Krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, në tremujorin e tretë të vitit 2021 Kosovarët kanë konsumuar dukshëm më shumë energji elektrike, ndërsa rritje kanë shënuar edhe vlerat e importit dhe eksportit.

Krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, Kosovarët kanë konsumuar 23.11% më shumë energji elektrike në tremujorin e tretë të vitit 2021.

IMPORTIEKSPORTIKONSUMIPRODHIMI NË TECPRODHIMI HIDRO
Vlera:919.9 GWh841.7 GWh1125.9 GWh1358.2 GWh41.1 GWh
Ndryshimi krahasuar me TM3 2020137% RRITJE16.8% RRITJE23.11% RRITJE12% RËNIE5% RËNIE

Në tremujorin e tretë të vitit 2021, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1125.9 gigavat orë energji elektrike. Në në të njejtë periudhë në vitin 2020 ishte 914.5 gigavat orë energji elektrike.

Për tremujorin e tretë të vitit 2021 rënie ka shënuar prodhimi i gjithmbarshëm i energjisë, por importi ka shënuar rritje të ndjeshme

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2021 (TM1 2021) vlera e gjithmbarshme e prodhimit të thëngjillit ishte rreth 1.88 milionë ton. Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale ishte 1358.2 gigavat orë, apo rreth 12% më pak se në periudhën e njejtë të vitit paraprak.

Sasia e rrymës e prodhuar në hidrocentrale ishte rreth 41.1 gigavat orë, apo afër 5% më pak se në periudhën e njejtë të vitit paraprak.

Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë këtij tremujori, Kosova ka importuar 919.9 gigavat orë energji elektrike, derisa ka eksportuar 841.7 gigavat orë energji elektrike.

Kësisoji, duhet të nënvizohet se në tremujorin e tretë të vitit 2021 Kosova ka importuar 919.9 GWh, apo rreth 137% më shumë energji elektrike se në periudhën e njejtë të vitit paraprak kur kishte importuar vetëm 387.6 GWh, ndërsa ka eksportuar 16.8% më shumë.

Mirëpo, është shumë e rëndësishme të theksohet se viti 2021 është viti ku ekonomia dhe pothuajse të gjitha industritë e saj në Kosovë po bëjnë përpjekje maksimale për të rikuperuar nga pandemia COVID-19 dhe të gjitha masat e shoqëruara që penguan shumë aktivitetin ekonomik.

Në këtë mënyrë, edhe kërkesa për energji elektrike natyrisht se është rritur ndjeshëm krahasim për periudhën e njejtë të vitit 2020.