Search

99.5% e kapaciteteve të reja në vitin 2023 në Turqi ishin të ripërtëritshme

12 Shkurt, 2024


Ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, ka thënë se viti 2023 ka qenë viti i burimeve të ripërtëritshme të energjisë në Turqi pasi 99.5% e kapaciteteve të reja të prodhimit të rrymës ishin të ripërtëritshme. Qeveria turke tani ka plan të rritë kapacitetin e përgjithshëm të kapaciteteve të instaluara të BRE-ve në 65% deri në vitin 2035, nga 56% sa ka tani.

Turqia ka shtuar 2,845 megavat kapacitete të burimeve të ripërtëritshme të energjisë në vitin 2023, nga 2,858 megavat kapacitete sa ka shtuar në total të njejtin vit, raporton Balkan Green Energy News.

Për momentin, prej 58.2 gigavat kapacitete të energjisë së ripërtëritshme sa ka në total, rreth 32 gigavat i takojnë hidroenergjisë, 11.8 gigavat janë kapacitete të erës dhe 11.3 gigavat janë kapacitete fotovoltaike, është thënë nga Ministria e Energjisë dhe Burimeve Natyrore. Impiantet gjeo-termike përfaqësojnë rreth 1.7 gigavat të këtyre kapaciteteve, për të vazhduar me bioenergjinë që përfaqëson rreth 2.5 gigavat.

2023: Pjesëmarrja e BRE-ve në prodhimin e rrymës në Turqi ishte rreth 42%

Termocentralet prodhuan rreth 326.3 teravat energji elektrike vitin e kaluar. ‘Pjesëmarrja e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në prodhimin e rrymës ishte rreth 42%, ndërsa pjesëmarrja e tyre në kapacitetet prodhuese ishte rreth 56%.

“Qëllimi ynë është të rrisim pjesëmarrjen e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në fuqinë e përgjithshme të instaluar në 65% deri në vitin 2035, dhe njëkohësisht të rrisim pjesëmarrjen e tyre në prodhimin e rrymës në 55%”, ka thënë Bajraktar, transmeton Kosovo.Energy.

Kapacitetet e prodhimit të rrymës nga burimet e ripërtëritshme të energjisë në Turqi janë rritur dukshëm me kalimin e viteve. Si shembull, në vitin 2002 kapacitet e ripërtëritshme po shënonin 12.4 gigavat, apo 39% të kapaciteteve të përgjithshme të instaluara. Më 18 janar këto kapacitetet u rritën në 54.9%.

Qindra projekte të paralicencuara solare dhe të erës me bateri

Në anën tjetër, Akfen Yenilenebilir Enerji ka thënë se kanë pranuar lejën nga Ministria e Mjedisit në Turqi për vlerësimin e ndikimit në mjedis për projektin Gelinkaya. Ky projekt solar me bateri është projekti i parë në Turqi i këtij lloji që ka marrë licencë, ka thënë kompania.

Projekti shtrihet në sipërfaqe prej 44.9 hektarësh. Projekti pritet të ketë kapacitete të instaluara solare prej 35.8 megavatësh, ndërsa sistema i baterive do të ketë 30 megavat operuese dhe 60 megavat orë kapacitete, që do të thotë se mundo të punojë me kapacitet të plotë për rreth 2 orë.

Akfen deri më tani ka instaluar rreth 699 megavat kapacitete të ripërtëritshme, nga të cilat 121.4 megavat janë solare.

Rregullatori në Turqi ka prioritizuar në fund të vitit 2022 projektet hibride që përfshijnë edhe komponentet e ruajtjes së energjisë. Pak para përfundimit të vitit 2023, rregullatori ka thënë se ka para-kualifikuar 439 projekte me kapacitet të përgjithshëm prej 25.6 gigavatësh që pritet të instalohen pranë impianteve solare dhe të erës.

Vlera e përgjithshme e investimit të këtyre projekteve pritet të jetë rreth 35 miliardë dollarë amerikan. Për më shumë, qeveria pritet të vendosë taksë importi prej 30% për qeliza të baterive LFP, për modulet dhe për të gjitha pajisjet.

/Kosovo.Energy