Search

70 miliardë dollarë investime për të fituar hidrogjenin e gjelbër më të lirë në botë deri në 2030

November 23, 2021


Miliarderi Indian, Gautam Adani, ka thënë se konglamorati i tij Adani Group do të shpenzojë 70 miliard dollar për të ngritur 45GW në portofolion e tyre të energjisë së ripërtëritshme deri në vitin 2030 për të fituar kështu hidrogjenin e gjelbër më të lirë në botë.

Adani Group poashtu do të ndërtoj parqe solare në kapacitete të gigavatëve si pjesë e misionit për tu bërë ‘kompania më e madhe e energjisë së ripërtëritshme në botë’ deri në fund të dekadës.

“Ne besojmë se një kombinim e kapaciteteve tona të ripërtëritshme dhe madhësia e investimeve tona do të na shëndrrojë në një lider përgjatë të gjitha kompanive botërore në përpjekjet për të prodhuar energji elektrike më pak të kushtueshme dhe hidrogjen të gjelbër”, është cituar Adani nga mediat Indiane.

“Nga perspektiva e Adani, ne jemi të pozicionuar fort për të prodhuar hidrogjenin më pak të shtrenjtë në botë, i cili pritet të jetë një burim energjie plus lëndë ushqyese për industri të ndryshme në të cilat ne synojmë të luajmë.”

Ambiciet për hidrogjen të gjelbër të Adani reflektojnë ato të Kryeministrit të vendit, Narendra Modi, i cili më herët këtë vit kishte pozicionuar hidrogjenin në qendër të planeve ekonomike të vendit.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë vendos koston aktuale të hidrogjenit të gjelbër në 3-8 $/kg, krahasuar me 0,50-1,70 $/kg për hidrogjenin gri të pandërprerë të prodhuar duke përdorur lëndë djegëse fosile.