Search

6 kompani kalojnë fazën e parë për parqe të erës në Shqipëri, fuqia e instaluar arrinë në 150 MWh

September 19, 2022


Një vit nga hapja e ankandit për dhënien e kapaciteteve të para të prodhimit të rrymës nga era, 6 nga 16 kompani që shfaqën interes, janë kualifikuar për në fazën e dytë.

Gjatë një konference për mediat, Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, bëri të ditur se përmes parqeve të para të erës në Shqipëri synohet që të arrihet prodhimi i 150 megavatorëve energji.

“Këto do jenë parqet e para në Shqipëri. Shuma totale e prodhimit do te jetë 150 megavat orë. Puna e këtyre parqeve do të nisë nga Janari i vitit 2025”, u shpreh Balluku.

Balluku shtoi se do t’i kërkojnë kompanive që kanë eksperiencë në fushën e prodhimit energjetik nga burime të rinovueshme që të përfundojnë sa më shpejt punën.

Ndër të tjera theksoi se në fazën e fytë do të nisë vlerësimi i ofertës financiare. Gjithashtu theksoi se është vënë tavan për ofertën financiare që është 75 euro MWH.

Bashkë me parqet eolike, në kushtet e krizës së energjisë, në vend është rritur interesimi i biznesit për ta prodhuar vetë energjinë nëpërmjet paneleve diellore.

/Kosovo.Energy