39% e veturave te reja te regjistruara ne Shqiperi ne 2023 jane elektrike/hibride
December 27, 2023

Të dhënat e reja të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Shqipëri theksojne se 39% e autoveturave të regjistruara për herë të parë me 0 km në vitin 2023 në Shqipëri janë elektrike apo hibride.
Numri i veturave të reja të këtij lloji të regjistruara në Shqipëri është 114% më i lartë krahasuar me vitin 2022. Vlera është dukshëm më e lartë edhe krahasuar me përqindjen e veturave të këtij lloji të regjistruara në BE në vitin 2022, kur ishte 22%, shkruan Kosovo.Energy.

Shqipëri: Rritet importi i makinave elektrike ne 2023, shifra rekord
Lexo më shumë
Përpos qytetarëve, ndër kategoritë e bizneseve që kanë blerë makina elektrike është shërbimi publik i taksive, ku dy vitet e fundit është vënë re rinovim i flotës së kompanive në automjete elektrike, të cilat u japin atyre përfitueshmëri më të lartë.

Shqipëri: 675 mjete elektrike të regjistruara në 2022-shin
Lexo më shumë